Në kishën e Shën Trinisë në Vrakë të Malësisë së Madhe pakicat serbe morën pjesë në meshën e shenjtë ku u kremtua festa e Shën Savës. Famullitari i kishës ortodokse në Shkodër Atë Nikolla Petani i cili tashmë do të ketë në përgjegjësi edhe kishën e pakicës serbe në Vrakë uroi besimtarët për këtë festë….

Pavlo Jako, drejtues i shoqatës serbe në Shkodër “Rozafa Moraça” thotë se festa e Shën Savës është një ditë e rëndësishme sepse sipas tij është një prej shenjtorëve serb më të rëndësishëm….

Figura e Shën Savës është tejet e diskutuar për shkak të polemikave të shumta të historianëve por edhe politikës edhe brenda në Serbi. Një pjesë pretendojnë se Shën Sava nuk ka qenë serb dhe madje as shenjtor ndërsa Serbia e cilëson si një prej shenjtorëve më të rëndësishëm të mesjetës.

Artikulli paraprakSHKODËR, VIHET NË PRANGA 3 SHTETAS PROCEDOHET NË GJENDJE TË LIRË 1 TJETËR
Artikulli tjetërDIGJET AUTOMJETI NË FSHATIN GRUDË