Mbrëmja e 12 qershorit shënoi kulmin e pelegrinazhit 13-javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Të ardhur nga qytete të ndryshme, të Shqipërisë, por edhe jashtë saj besimtaret nisen rrugën e pelegrinazhit që prej mëngjesit të së mërkurës, ndërsa të shumtë ishin ata që e kaluan natën brenda dhe përreth kishës.

Të krishterë e mysliman thonë se kisha e Shna Ndout ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe kanë besim dhe shprese në këtë vend të shenjtë.

Lutemi për fëmijët që janë në emigrim.

Lutem për fëmijët që i kam gjithë jashtë shtetit, e për të gjithë njerëzimin me ju lut zotit, të heqin armën, shamatën. Mrekulli? Fëmijë që ka qenë sëmurë dhe e ka shëndosh i lumi Zot.

Vijmë nga Rubiku. Lutemi për shëndet, mbarësi harmoni, për të gjithë të mirat e shtëpisë. Vij për të mirën time, të familjes dhe për të gjithë shqiptarët kudo që të jenë. T’ua bëjë Zoti mbarë.

Nga Shkodra. Lutemi për të na ndihmuar Zoti. Me i ndihmuar Zoti të gjithë shqiptarët.

Nga Tirana,. 25 vjet që vij”, shprehen besimtarët.

Numri i madh i pelegrinëve drejt kishës së Shna Ndout krijoj kaos në lëvizje. Nata e 12-qershorit u shoqërua me bllokim total të qarkullimit, për shumë ore çka krijoj radhe kilometrike automjetesh nga autostrada deri në qytetin e Laçit.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuan dhjetëra forca policie të cilët u vendosen në pika të ndryshme, ndërsa pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri autoambulanca me personel mjekësor.

Pelegrinazhi i shenjtë i besimtarëve nis në mesin e muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti.

Artikulli paraprak46% E TË PUNËSUARVE NË SHQIPËRI PËRJETOJNË STRES TË PËRDITSHËM, TË PARËT NË EUROPË QË DUAN TË LËNË PUNËN
Artikulli tjetërKONFLIKT ME SENDE TË FORTA NË SHKODËR, PLAGOSET 49-VJEÇARI