Besimtarët katolik festojnë festën e Zojës së Shkodrës. Në këtë ditë të rëndësishme në katedralen “Shën Shtjefni” u kremtua mesha e shenjtë nga arqipeshkëvi kuaditor Giovani Peragine i cili uroi besimtarët katolik.
Arqipeshkëvi Peragine gjatë predikimit të tij dha një mesazh për qeveritarët duke thënë se mënyra se si ata e përdorin pushtetin nuk duhet që të jetë në mes të krishterëve, kjo sipas tij një porosi e Jezusit përpara se të kryqëzohej.
Gjatë meshës arqipeshkëvi Peragine ndezi qiri tek figura e Zojës së Shkodrës duke u lutur për Shqipërinë e mbarë njerëzimin. Në fund kjo festë kulmoi me hedhjen e fishekzjarreve nga katedralja “Shën Shtjefni”.