Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjet, por ky vit ka ardhur ndryshe.

Kjo për shkak të situatës dhe kufizimeve të krijuara si pasojë e koronavirusit. Teksa jemi në vigjilje të tyre sapo ka përfunduar edhe mesha në Katedralen e ‘Shën Shtjefnit’ në Shkodër e cila u drejtua nga Imzot Angelo Massafra.

Pas darkës familjare, besimtarët katolikë me qirinj në duar i janë drejtuar Katedrales së “Shën Shtjefnit” në Shkodër, ku kanë pritur mes lutjesh mbërritjen e mesnatës që shënon 25-dhjetorin e shenjtë për ta, lindjen e Birit të Zotit.

Besimtarët shkëmbyen urime për më shumë paqe, lumturi dhe harmoni.

Artikulli paraprakSHKODRANIA ARILENA ARA DHE GJON MUHARREMAJ PARALAJMËROJNË KLIPIN E KËNGËS “DANCE ME”
Artikulli tjetërBESIMTARËT E KRISHTERË KREMTOJNË SOT KRISHTLINDJEN, JEPEN MESAZHE PËR PAQE E DASHURI