RINGJALLJA E KRISHTIT SIMBOLIZON RINGJALLJEN E SHPRESËS PËR NJERËZIMIN. Besimtarët ortodoks kremtuan në mesnatë ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve.

Mesha e shenjtë u kremtua nga famullitari I kishës ortodokse të Shkodrës Nikolla Petani i cili përcolli mesazhin e kryepeshkopit Anastas Janullatos përmes letrës së tij dërguar besimtarëve ortodoks të Shkodrës. Mesha u transmetua drejtpërdrejtë përmes ekranit të “Star Plus”. Dinjeteti i krishterë fton njeriun në rrugën hyjnore, në rrugën e zotit. Mesha e pashkëve në kishin ortodokse të shkodrës u përmbyll me kungimin e besimtarëve. Besimtarët Ortodoksë kanë ndezur qirinj dhe kanë uruar njëri-tjetrin për paqe. Flaka e ndezur simbolizon Ringjalljen e Krishtit pas sakrifikimit të tij në kryq si dhe rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Artikulli paraprakAKSIDENT, MBETET I VDEKUR 50 VJEÇARI
Artikulli tjetërGARA PËR SHKODRËN, PRITET DERI TË MARTËN