MONSINJOR MASSAFRA: RINGJALLJA E KRISHTIT SHPRESË PËR BOTËN. Besimtarët katolik kanë kremtuar festën e Pashkëve, ringjalljen e Krishtit e shpresës për botën e krishterë.

Në katedralen e Shën Shtjefnit në qytetin e Shkodrës u kremtua mesha e shenjtë nga arqipeshkvi metropolitan i dioqezës Shkodër Pult mosninjor Angelo Massafra i cili vuajtjet e Jezu Krishtit në kohë të ndryshme i përjetoi edhe mbarë bota duke përmendur edhe periudhën e diktaturës për Shqipërinë. Mesha e shenjtë u transmetua live nga ekrani i “Star Plus Televizion” dhe nisi me ndezjen e zjarrit në mjediset e jashtme të Katedrales për të vijuar më pas me kremtimin, leximin e fjalës së Zotit, pagëzimin e 20 të rriturve për të kulmuar me momentin e ringjalljes së Jezu Krishtit që është një shenjë e paqes dhe shpresës për botën.

Artikulli paraprakDOM ARTUR JAKU: PASHKËT FESTA E PAQES E SHPRESËS
Artikulli tjetërKREMTOHEN PASHKËT NË KOMUNËN BUSHAT