Mes lutjeve dhe urimeve është kremtuar mesha e shenjtë e pashkëve në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër.
Besimtarët e krishterë morën pjesë në meshën e shenjtë që përkon me ringjalljen e Jezu Krishtit. Arqipeshkvi Angelo Massafra uroi besimtarët por dha edhe mesazhe kundër terrorizmit. Në meshën e shenjtë arqipeshkvi Massafra tha se shqiptarëve u ka humbur besa dhe se nuk e mbajnë fjalën e dhënë përpara zotit. Problemet e shqiptarëve duhet t’i zgjidhin shqiptarët.Por ka shpresë sepse ringjallja e Jezu Krishtit simbolizon mposhtjen e së keqes. Mesha e shenjtë në katedrale është transmetuar drejtpërdrejtë nga Star Plus e po ashtu edhe mesha e shenjtë e kremtuar në kishën françeskane si dhe në kishën Nënë Tereza në Vau Dejës duke sjellë kështu këtë atmosferë feste tek teleshikuesit.