Është kremtuar sot mesha e shenjtë në kapelen e varrezave të Rrmajit në qytetin e Shkodrës. Dom Gaspër Kolaj tha se kjo meshë e mbajtur në këtë ditë feste të pavarësisë së Shqipërisë i kushtohet martirëve të cilët dhanë jetën e tyre për fe dhe atdhe, ndërsa përcolli edhe mesazhin e tij për dashurinë që duhet të kemi ndaj atdheut.
Pas përfundimit të meshës së mbajtur nga Dom Gaspër Kolaj, të gjithë besimtarët katolikë të cilët ishin të pranishëm ndezën çirinj dhe vendosen lule në nderim të martirëve që për atdhe dhe demokraci u pushkatuan nga diktatura komuniste.