Besimtaret katolike kanë hyrë në javën e madhe të Pashkëve. Këtë të dielë në Lezhe u kremtua Dita e Larit, ose dita e Palmave që njofton ardhjen e të dielës së Pashkëve, atë të ringjalles së Krishtit.
Qindra besimtarë morën pjesë në Katedralen e Shën Nikollit, në meshën e shenjtë të drejtuar nga Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Monsinior Otavio Vitale.
Gjatë riteve liturgjike dhe Meshës në të Dielën e Larit, qё kremtohet kudo nё botё, kisha na fton tё imitojmё Jezusin.Tre, çastet kulmore të kremtimit tё Dielёs sё Larit, jane procesioni i palmave dhe i degëve të ullirit, bekimi i tyre para kremtimit tё meshёs, e më pas, gjatё liturgjisё sё fjalёs, kujtimi i mundimeve të Zotit. Simbolika e të Dielës së Larit për besimtarët katolikë, përkujton ditën që Jezu Krishti hyri në Jeruzalem dhe shënon fillimin e Pashkës që kulmon të shtunën në mesnatë me Ringjalljen, e më pas me festimet të dielën e 9 Prillit.