Besimtarë të shumtë të krishterë kanë festuar në Shirokë festën e Shën Rrokut. E kthyer në një traditë prej mëse një shekulli, kjo festë ka mbledhur në Kishën e Shirokës besimtarë të cilët kanë ardhur nga vende të ndryshme për të qenë të pranishëm në këtë festë. Kremtimet kanë nisur me procesionin tradicional përgjatë Shirokës. Pas këtij riti kumbona e Kishës njofton për nisjen e meshës së shenjtë.

Procesioni e Mesha e Shenjtë janë kremtuar nga arqipeshkvi i dioqezës metropolitane Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra i cili gjatë meshës përkujtoi momentin e rikthimit të staturës së Shën Rrokut nga muzeu ateist në kishën e Shirokës.Gjatë meshës besimtarët janë lutur për të varfërit për të sëmurit duke shpresuar për një jetë më të mirë. Shën Rroku ishte një shenjt i cili thuhet se shëroi nga sëmundja e murtajës gjatë shtegtimit të tij në Europë ku mendohet se ka qenë pikërisht edhe në Shirokë ku ndodhet edhe kjo kishë afro 110 vjeçare që mban emrin e tij dhe ku çdo 16 gusht besimtarët takohen për të kremtuar këtë festë

Artikulli paraprak“SHËN RROKU” KREMTOHET MESHA SHENJTE NË RRANXA
Artikulli tjetërPS SHKODËR, PRITEN ZGJEDHJET BRENDA PARTISË