Ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, ka pozuar me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipën në eventin “Sunny Fill Foundation”.

Ajo e ka ndër foton me të gjithë në rrjetet sociale, duke i dedikuar edhe disa fjalë tepër të ndjera

“Krenare me origjinën e saj. E përulur në lavdinë e saj. Fisnike në dashurinë ndaj kombit të saj”, ka shkruar ish-presidentja.

Më tej, ajo ka theksuar: “Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë 🇽🇰 dhe 🇭🇷 anembanë botës. E nderuar që kam takuar artisten dhe aktivisten e shquar, një zë i fuqishëm për lirinë dhe gratë kudo”.

Kujtojmë se Dua mori çmimin e Lidershipit të Dalluar nga Këshilli i Atlantikut. Gjatë fjalimit ajo kërkoi liberalizmin e vizave të Kosovës:

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, u shpreh këngëtarja.

Artikulli paraprak“MOS I TREGO CRISTIANOS!” SI QËNDRON E VËRTETA E KOMENTIT TË GEORGINA-S NË FOTON E MESSI-T
Artikulli tjetërIGLI ZARKA FLET PËR HERË TË PARË PAS LARGIMIT NGA “BIG BROTHER VIP” DHE JEP MENDIMIN E TIJ PËR BANORËT