Këngëtarja me origjinë shiptare Dua Lipa ka uruar të gjithë shqiptarët për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ylli ndërkombëtar me anë të një postimi në Instagram u shpreh se është shumë krenare që është shqiptare. Veçantia e urimit të 22-vjeçaren qëndron tek foto e saj. Shkëputur nga hiti i saj i fundit ‘IDGAF’, Dua ka publikuar një foto ku shfaqen dy ‘Dua Lipa përballë njëra tjetrës. Njëra nga ‘Dua-t’ është e veshur me blu dhe në krah ka vendosur simbolin e flamurit kosovar ndërsa ‘Dua’ tjetër e veshur me ngjyrë të portokalli të ndezur ku është fomuar simboli flamurit shqiptar.

‘Dua Lipa Kosovë” puth në ballë ‘Dua Lipën Shqipëri’. Këngëtarja paralajmëron se këtë vit do të kthehet në Kosovë, por nuk dihet ende arsyeja. “Urime t’gjithëve 10 vjetorin e Pavarsisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë e shumë përvjetore së bashku. Kaloni sa ma mirë në këto ditë të festës. Jam shumë krenare që jam Shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit.”

Artikulli paraprakPAMJE E RE E NEWBORN-IT PËR 10-TË VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Artikulli tjetër“10 VJET SHTET”, BUSHATI URON PAVARËSINË: SHQIPËRIA DHE KOSOVA PROJEKTE TË PËRBASHKËTA