Kryetari i këshillit të komunës së Ulqinit Ilir Çapuni ka zhvilluar një vizitë në Shkodër teksa është pritur nga homologia e tij Brisela Kadia, kryetare e këshillit bashkiak të Shkodrës. Bashkëpunim me disa drejtime, shkëmbim përvojash por dhe lobim pranë qeverive përkatëse për lehtesim lëvizjesh për shqiptarët në dy anët e kufirit kanë qenë çështjet që u diskutuan.

Kreu i këshillit të komunës së Ulqinit Ilir Çapuni tregoi disa prej axhendave konkrete të përbashkëta që do të jenë në të ardhmen për zhvillimin e Ulqinit dhe Shkodrës.
Përveç pikës kufitare Skje-Zogaj që lidh shqiptarët e Krajës në Malin e Zi me Shkodrën ajo që pritet tha kryetari i këshillit komunal të Ulqinit Çapuni është hapja edhe e pikave të tjera kufitare.

Një ndër prioritet dhe aktivitetet e përbashkëta ku do të synohet një përforcim më i madh mes Shkodrës dhe Ulqinit është maratona e Pavarësisë që zhvillohet çdo tashmë mes këtyre dy qyteteve por edhe aktivitetet të tjera kulturore, sportive dhe historike që bashkojnë shqiptarët në Ulqin me Shkodrën, një lidhje shekullore mes këtyre qyteteve.

Artikulli paraprakREAGON KRYEBASHKIAKJA ADEMI PËR NGJARJET KRIMINALE
Artikulli tjetërPEZULLOHEN NGA DETYRA 4 POLICË NË RINAS