RAMA: KY VITI I PARË QË NË RAJON NUK KEMI ASNJË KONFLIKT, TË ECIM PËRPARA. Forumi ekonomik i Vienës mban sot ditën e dytë të punimeve në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, i cili ka mbledhur krerët e qeverive të Rajonit. Paneli i parë me praninë e 5 kryeministrave të tjerë, u çel me fjalën e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama.
Krah tij ndodhen Isa Mustafa i qeverisë së Kosovës, Aleksandar Vucic i Serbisë dhe Nikola Gruevski kreu i qeverisë së Maqedonisë, Malit te Zi dhe Bosnje hercegovines, ndërkohë që mungon kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras. Për kreun e qeverisë shqiptare fakti që ky është viti i parë që e gjen Rajonin pa asnjë konflikt, duhet të shërbejë për të mos kthyer kokën në historinë e shkuar. Interesi i përbashkët i vendeve të Ballkanit është integrimit evropian e për ta arritur duhet të bashkohemi e t’i dalim para Bashkimit Evropian me projekte. Forumi Ekonomik i Vjenës është themeluar në vitin 2004 si një platformë për promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi.