Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka thënë se ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do t’u vazhdohet masa e paraburgimit, pasi trupi gjykues ka konstatuar se ekziston rreziku që ndërprerja e masës së paraburgimit ndaj tyre mund të pengojnë ecurinë e procesit.

“Trupi Gjykues konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Thaçi dhe z. Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe/ose të kryejnë vepra penale të tjera. Trupi Gjykues konstatoi gjithashtu se këto rreziqe mund të zvogëlohen mjaftueshëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Duke qenë se si z. Thaçi ashtu dhe z. Veseli, kanë qëndruar në paraburgim për një periudhë kohe të konsiderueshme”, ka thënë Doyle.

Artikulli paraprakKREU I BASHKISË BARDH SPAHIA TAKIM ME BANORË TË QYTETIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërEUROSTAT PUBLIKON RAPORTIN: KONSUMI I GAZIT NË VENDET E BASHKIMIT EVROPIAN ËSHTË ULUR ME …