Si cdo vit tashmë që është bërë traditë karitasi dioqezan i Sapës organizoi aktivitetin me fëmijët e kësaj dioqeze. Aktiviteti nisi me meshën tradicionale të udhehequr nga ipeshkvi imzot Simon Kulli.

Në fjalën e tij ipeshkvi falenderoi për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin të gjithë fëmijët e katekizmit që kanë të kontribuar në ndihmë të moshatarëve të tyre.

Pikerisht këtë ditë të gjithë fëmijet e dioqezit të Sapës u mblodhen pranë Katedrales që mban emrin e bamirëses “Nënë Tereza” për ta deshmuar dhe demostruar ndjenen e tyre te bamirësisë përmes një koncerti të organizuar.

Krezhmë me të varfërit, është ndër fushatat dhe iniciativat më të spikatura që Caritas Dioqezan Sapa, ndërmerr në kuadër të mbledhjes së fondeve. Nisur dhe nga titulli që përmban,

kjo fushatë i kushtohet kohës së Krezhmeve, që mes të tjerash është një kohë thirrjeje edhe për lëmoshë. Të përgatitur nga zyret e Caritasit, që në fillim të krezhmeve kutija simbolike me mbishkrimin

“Krezhme me të Varfërit” iu shpërndanë fëmijëve të katekizmit në të gjitha famullitë të dioqezës, që me ndihmën e famullitarëve dhe motrave përgjegjëse u bënë pjesë e kësaj fushate duke kursyer diçka nga vetja e tyre për fëmijët që janë më në nevojë.

 

Artikulli paraprak7 PRILLI, DITA BOTËRORE E SHËNDETIT
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET KRYENGRITJA NË HOT