Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, tha se Izraeli i kishte ndaluar hyrjen në Rripin e Gazës. Vetë Lazzarini e raportoi këtë duke folur para gazetarëve në Kajro, së bashku me kreun e diplomacisë egjiptiane Sameh Choukri.

Lazzarini tha se ai kishte “planifikuar të shkonte në Rafah” përmes pikës kufitare midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës, por “u informua se hyrja e tij ishte e paautorizuar”.

Choukri përsëriti “mbështetjen totale” të Egjiptit për UNRËA, duke denoncuar “vendimet e njëanshme të bazuara në akuza të pabaza”.

Artikulli paraprakINA ZHUPA REAGON PASI KREU I SHTETIT DEKRETOI LIGJIN PËR ZONAT E MBROJTURA
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 18.03.2024