Kreu i delegacionit serb, Petar Petkoviç deklaroi se nëse nuk themelohet Asociacioni nuk do të kenë sukses negociatat mes Serbisë dhe Kosovës.
Deklarata erdhi pas takimit që ai pati me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi të ndërmjetësuar nga Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.
Petkoviç para gazetarëve në Bruksel ka thënë po ashtu se një raund tjetër bisedimesh do të ndodh në pjesën e dytë të tetorit mes tij dhe zëvendëskryeministrit Bislimi.
Ndërkaq, Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak pas takimit tre palësh sot tha se pozicionet e palëve mbesin larg njëra-tjetrës mbi disa çështje të rëndësishme.