Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.
Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Çako tha se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështje që nuk lidhen as me detyrën e tij dhe as të institucionit që drejton.
Haki Çako ka qenë ish-drejtor i Policisë së Shtetit prej vitit 2015 deri në vitin 2018.