Kreu i FRPD Shkoder Arvit Bushati refuzon kerkesen per pranimin e mandatit te deputetit!
Kjo eshte kerkesa qe Komisioni qendror i zgjedhjeve me ka sjelle per pranimin e mandatit te deputetit si pjese e listes se PD qarku Shkoder nga zgjedhjet e 2017.
Ne fakt e prisja kete shkrese ashtu siç edhe kam gati refuzimin per te mos njollosur emrin tim ne ate kuvend jo legjitim, i dale jo nga vullneti i qytetareve por i votave te blera, te vjedhura e te monitoruara nga krimi.
Nese do te pranoja kete mandat, cili do te ishte mesazhi qe do t’i jepja rinise, atyre bashkemoshatareve qe me kane mbeshtetur mua dhe partine demokratike ne cdo aksion politik dhe jo vetem.
Nje JO te madhe dhe padiskutim qe nga lista e Shkodres njezeri ne demokratet refuzojme kete farse dhe do te vazhdojme betejen tone per nje Shqiperi demokratike qe voton per te zgjedhur pa krimin ne mes, por me qytetaret.
Faleminderit cdo demokrati per mbeshtetjen dhe do te vazhdojme pa u ndalur ne rrugen e nisur, duke mos u terhequr nga qendrimi jone.