Kryetari i Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjonin ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku do të kalojë në ‘sitën’ e vettingut.

Nga verifikimet e kryera nga KPK, mbështetur tek deklarimet e bëra në ILDKPKI, mësohet se ai ka kryer fshehje pasurie.

Sipas KPK, gjyqtari disponon një apartament 60m², i blerë 1.9 milionë lekë në vitin 2001, ndërsa thuhet se subjekti nuk ka pasur të ardhura për të blerë apartamentin.

Po ashtu KPK thekson se Gjoni zotëron edhe një apartament në Durrës, ndërsa bëhet e ditur se ai ka të dhëna kontradiktore në deklarimet për banesën në Durrës.

Mes të tjerash thuhet se subjekti nuk ka deklaruar përdorimin prej tij të tre automjeteve si dhe ka deklarime të pasakta për dhënien e një trashëgimie.

Artikulli paraprak“NË SHQIPËRI ISHA NGELËS”, I RIU QË SOT PUNON NË PARLAMENTIN GJERMAN
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, MINISTRIA E MBROJTJES: PREFEKTURAT MË PROBLEMATIKE