Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Bledi Çuçi para ambienteve të Kuvendit tha se asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucioneve duke ju referuar bllokimit të seancës nga opozita. Çuçi i pyetur në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Reformën Zgjedhore, u shpreh se do të bëhet kur të sjellin një bashkëkryetar që ka konsensus

‘Mendoj se asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit. Është një komision që mbart një konsensus politik. Vetë vendimi që ka ngritur komisionin hetimor bashkëkryetari zgjidhet nja nga PS një nga PD. Ka kërkuar kryetari i grupit parlamentar të PD një ndryshim. Mënyrën si e kërkoi duke mos pritur përgjigjen e mazhorancës. Duke bërë këtë akt të dënueshëm, si mund të kërkojë konsensus një palë politike pa pasur konsensus brenda saj. Duhet të zgjidhë krizën brenda vetes. Ta zgjidhin midis tyre. Bashkëkryetari duhet të barti të gjithë konsensusin politik nga partia e tij.’- tha Çuçi.

Artikulli paraprakKAOSI NË KUVEND, BARDHI: DO VIJOJMË TË BLLOKOJMË SEANCËN DERISA PS TË REFLEKTOJË
Artikulli tjetërSALIANJI: PS DHE RAMA DO TË MARRIN PËRGJIGJEN QË MERITOJNË NGA OPOZITA!