Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi deklaroi në ceremoninë e inaugurimit të pallatit të ri të drejtësisë se koha e sistemit të vjetër ka përfunduar dhe tashmë do të fillojë një epokë e re që pritet të japë rezultatet duke filluar nga vjeshta.

“Shembujt e parë janë vërtetuar, sidomos për ngritjen e SPAK-ut. Opinioni ka ndjekur procesin. Vetë ne shijuam një proces shembullor që nisi nga parimet dhe rregullat për të zbritur te emrat për të shërbyer. Kandidatë që vlerësohen kundrejt kritereve.

Askush nuk mund të pretendojë se tërheq fijet e padukshme të interesave, askush nuk mund të paracaktojë rezultatet. Koha kur vendimet merreshin dhe procedurat kryheshin thjesht për t’i legjitimuar ka mbaruar.

Prania e kudo ndodhur e ndërkombëtarëve janë garancia më e madhe dhe e plotë për integritetin dhe suksesin e SPAK. Pavarësisht klimës së mosbesimit, kjo pritje pozitive na motivon për t’i çuar standardet përpara. Së shpejti do të zgjedhim kandidatët për Prokurorin e Përgjithshëm. Të gjithë të barabartë në start të gjithë në vendin e vet në finish.

Magjistratët që do të betohen sot janë të ndryshëm nga të tjerët ndër vite. Fara e drejtësisë së re ka zënë rrënjë, frytet po vijnë, ne ju presim besimin dhe durimin për ti shkuar në fund kësaj rruge që kemi nisur” tha ai.

Artikulli paraprakINAUGUROHET SHTËPIA E RE E DREJTËSISË
Artikulli tjetërPS MBLEDH SOT ASAMBLENË KOMBËTARE/ SOCIALISTËT GATI PËR ZGJEDHJE TË BRENDSHME