PËR FLAMUJT E PARTIVE: SHKODRA E BUKUR VETËM ME FLAMURIN KOMBËTAR. “Kontrolli i lartë i shtetit është një institucion i depolitizuar dhe nuk ka asnjë lidhje politike me zgjedhjet vendore që do të mbahen me 21 qershor”. Kjo është deklarata e kreut të KLSH Bujar Leskaj për të dy kampet politike, të majtët dhe të djathtët të cilët disa herë kanë akuzar se kontrolli i lartë i shtetit mbron interesa politike.

I pyetur në lidhje me kontrollet për shpenzimet marramendëse të partive politike kreu i KLSH u përgjigj duke thënë se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka për detyrë të konstatojë se nga vijnë paratë që partitë përdorin përveç atyre që jepen nga buxheti i shtetit. Sa i përket Shkodrës dhe mburojës me flamuj politik, Leskaj u shpreh se Shkodra është e bukur vetëm me flamurin kombëtar. Pavarësisht akuzave politike Kontrolli i Lartë i Shtetit ka si sfidë veprimtarinë audituese në parametrat e Bashkimit Europian dhe pritshmërive të Parlamentit të Shqipërisë edhe mazhoranca herë pas here është e ashpër me këtë institucion.

Artikulli paraprakSKANDAL NË FIFA, ARRESTOHEN 14 ZYRTARË PER KORRUPSION
Artikulli tjetërPS VIDEO E BALLËS E GJITHA MONTAZHË, BAZHDARI KANDIDATE E PS