Në një prononcim për mediat pas takimit me kreu e PD, Lulzim Basha, kreu i komunës së Bujanovcit Nagip Arifi u shpreh se informoi kryedemokratin për shqetësimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Arifi akuzoi Beogradin se po kërkon spastrimin e Lugëinës, me çregjistrimin e paligjshme të shqiptarëve atje.

“Sot patëm një takim vëllazëror. Paradite u takova me Presidentin Ilir Meta, ministrin Majko, dhe tanimë me kreun e PD. E njoftova me problemet e sfidat e shqiptarëve kryesisht në Bujanovc. Si po vepron Serbia ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si po përdor metodën e spastrimit etnik. Kërkuam ndihmën e shtetit shqiptar, sepse Shqipëria e fortë, Shqipëria në NATO, Shqipëria në BE, po ashtu një Kosovë e pavarur me pretendimin të jetë anëtare e NATO edhe shqiptarët e Luginës do të jenë më të sigurtë.

Shumë shpresoj se shqiptarët një ditë do jetojnë të bashkuar në Evropën e bashkuar”. u shpreh Arifi në një prononcim për mediat pas takimit.

Artikulli paraprakTAKIMI ME KREUN E KOMUNËS SË BUJANOVCIT, BASHA: SHBA TË NDALË SPASTRIMIN ETNIK QË PO I BËHET LUGINËS SË PRESHEVËS! ‘BALLKANI I HAPUR’, TI JAPIM FUND KËSAJ HIPOKRIZIE
Artikulli tjetërRRITEN RASTET NË SHQIPËRI, 47 TË INFEKTUAR ME COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT, ASNJË VIKTIMË