BLERIM CUFI: PROCESI ISHTE I GJATË DHE I LODHSHËM, ASISTOI KQZ. “Ishte një proces i gjatë dhe i lodhshëm”. Kështu e cilëson kryetari i KZAZ 2 Blerim Cufi procesin e numërimit aty ku u desh 5 ditë që të dalin rezultatet për kandidatët por edhe këshillin bashkiak. Për shkak të ndërprerjeve të herë pas hershme apo edhe kontenstimeve, Cufi e quajti një process të vështirë numërimin në KZAZ 2.

Sipas kreut të KZAZ 2 ardhja e monitoruesve të KQZ ndihmoi në asistimin për eleminimin e problematikave apo stërzgjatjes në procesin e numërimit. KZAZ 2 e vendosur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” kishte fluksin më të madh të punës për shkak se aty u numëruan 10 njësitë e reja administrative që tashmë janë pjesë e bashkisë së re të Shkodrës.

Artikulli paraprakKUPA E AMERIKËS, ARGJENTINA MPOSHT KOLUMBINË
Artikulli tjetërPD FALENDERON BANORËT PËR MBËSHTETJEN