Në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kreu i Nismës Thurje Endri Shabani zhvilloi një takim me kandidatët për deputët të kësaj force politike të qarkut Shkodër.
Nga Shkodra Shabani deklaroi se shkodranët deri më tani janë përfaqësuar në Parlament nga deputetë që i cilësoi si llumi i shoqërisë dhe tashmë djemtë dhe vajzat e reja të Nismës Thurje do sjellin ndryshimin.
Kreu i Nismës Thurje deklaroi se një prej katër qarqeve ku do kandidojë dio të jetë edhe Shkodra por jo si kryesues i listës ndërsa ka bindje se nëse kjo lëvizje politik merr deputet, i pari do jetë në Shkodër.
Në 25 prill për shqiptarët do të ketë një ndryshim për të larguar kastën e vjetër politike dhe për të përmbushur ëndrrën e prindërve të të rinjve të sotëm për një Shqipëri europiane.
Në Shkodër për Nismën Thurje kandidat për deputet është i konfirmuar Amel Pervizi si kryesues i listës duke vijuar me emra të tjerë kryesisht të rinj nga Shkodra.