Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u bëri thirrje shkencëtarëve që të ofrojnë fakte të forta për t’i shtyrë qeveritë të bëjnë politika që frenojnë ndryshimet klimatike përpara se të kalohet një prag kyç i ngrohjes globale. Komentet e tij erdhën ndërsa ekspertë dhe zyrtarë nga e gjithë bota u mblodhën për një takim njëjavor në qytetin alpin zviceran të ‘Interlake’-n për të finalizuar të fundit nga shtatë raportet e lëshuara nga paneli i shkencëtarëve kryesorë të trupit global që nga krijimi i marrëveshjes së Parisit për klimën në 2015. Në një fjalim drejtuar delegatëve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se raporti i fundit i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike ka ardhur në një kohë tepër të rëndësishme.
“Bota jonë është në një udhëkryq dhe planeti ynë është në pikëpyetje. Ne po i afrohemi pikës pa kthim, të kapërcimit të kufirit të rënë dakord ndërkombëtarisht prej uljes me 1,5 gradë Celsius të ngrohjes globale”-tha ai.
Ky prag, i rënë dakord në Paris pothuajse tetë vjet më parë dhe i matur kundrejt temperaturave mesatare gjatë kohës para-industriale, është bërë matësi për shkencëtarët e klimës që paralajmërojnë për rreziqet e një planeti gjithnjë e më të nxehtë. Guterres citoi raportet e fundit që tregojnë se ndërsa disa efekte të ngrohjes globale janë tashmë të pashmangshme, është e mundur të kufizohet ngrohja globale në 1.5 gradë me reduktime të shpejta dhe të thella të emetimeve në të gjithë sektorët e ekonomisë globale.