Kryetari i PD Lulzim Basha është ndalur në vizitën e tij në Shkodër edhe në disa prej bizneseve por është takuar edhe me qytetarë të rastësishëm.

Pronarët kryesisht kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe duke i dhënë mbështetje kryedemokratit Basha. Kreu i PD u përball edhe me situatën që ka përfshirë një pjesë të madhe të shqiptarëve, dëshirën e tyre për të emigruar në vendet e Europës Perëndimore nga pamundësia për të jetuar në Shqipëri. Kreu i PD jo vetëm se i bëri thirrje qytetarëve shkodran që të marrin pjesë në protestën e 18 shkurtit që do ketë opozita por edhe të votojnë partinë demokratike në zgjedhjet e 18 qershorit si alternative më e mirë për një qeverisje ndryshe.

Artikulli paraprakDELET ‘ZAPTOJNË’ LULISHTET E QYTETIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërBASHA: I JAPIM FUND QEVERISË TË KAPUR NGA KRIMI