Kreu i PPE, Daul: Krimi e droga pengojnë Shqipërinë drejt BE

Presidenti i Partisë Popullore Europiane (PPE), Joseph Daul përmes dy shënimeve në rrjetin social Twitter, shkruan se droga dhe krimi pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Numri një i popullorëve europianë, grupim politik ky ku aderon edhe Partia Demokratike, thekson se Shqipëria duhet të plotësojë katër kushte për t’u marrë seriozisht në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE. Daul rendit sundimin e ligjit, drejtësinë e pavarur si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Aspirata e Shqipërisë për në BE do të merret seriozisht vetëm kur të sundojnë rregullat dhe ligji, drejtësia të jetë e pavarur si dhe të luftohet korrupsioni dhe krimi. Krimi dhe droga janë një problem i madh që pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE. Përpjekjet e vërteta duhet të bëhen për t’i luftuar këto krime me transparencë të plotë”, thuhet në reagimin e Daul.

Artikulli paraprakSHPËRNDANTE KANABIS, ARRESTOHET I RIU ME 60 DOZA DROGË
Artikulli tjetërPA VIZË POR ME FORMULAR,AVRAMOPOULOS MBRON MASAT E REJA PËR SHENGEN