Kreu i degës së Partisë Socialiste në Gramsh, Klodian Taçe ka thënë se projekti për HEC-in në Kanionin e Holtës në Gramsh do të anulohet. Përmes një postimi në Facebook, Klodian Taçe shprehet se për anulimin e projektit ka marrë garanci nga deputeti i qarkut të Elbasanit njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
“Lajmi më i mirë që mund të mernim në këto momente, kemi marrë garanci totale nga drejtuesi ynë politik Taulant Balla që leja ne HEC Holte do anullohet. Faleminderit miku ynë”- ka shkruar kreu i PS në Gramsh.