Kryetari i Këshillit të qarkut Shkodër Edmond Ndou ka zhvilluar një takim me drejtuesit e projektit “Shpresa”, një organizatë jo qeveritare e cila prej vitit 1995 është prezente në vendin tonë, me shërbime të përkujdesit rezidencial. Në fokus të diskutimeve me drejtuesin e projektin “Shpresa” Luigj Mila, psikologen klinike Suela Ndoja dhe kujdestaren sociale Nineta Shqau, kryetari i qarkut Ndou pati veprimtarinë e përditshme të këtyre qendrave, si dhe kontributin që mund të japë institucioni që ai drejton, për t’i ardhur në ndihmë sadopak në lehtësimin e punës që ato bëjnë. Nevojat janë të mëdha dhe duke qënë se shteti aktualisht mbulon vetëm 30% të shpenzimeve, kreu i qarkut premtoi se do të japë kontributin e tij të drejtëpërdrejtë si pranë ministrive të linjës, ashtu edhe organizmave të tjera, që t’u vihet në ndihmë, si projektit “Shpresa”, ashtu edhe organizatave të tjera simotra.

“Shtresat në nevojë do të jenë në fokusin e punës time, pasi ky është një prej detyrimeve që kemi secili nga ne, ndaj më të pamundurve” tha Ndou në fjalën e tij. Drejtuesit e projektit “Shpresa” falënderuan kreun e qarkut për këtë qasje të re, duke patur parasysh nevojat e mëdha që paraqiten. Shoqata projekti “Shpresa” u themelua në OJQ-të Shqiptare nё vitin 1995, si shёrbim i pёrkujdesit rezidencial, pёr fëmijë dhe të rinj, jetimë biologjike apo socialë me aftësi të ndryshme të mirëpritur nga Jetimore dhe Qendra Psikiatrike Shtetërore. Aktualisht ajo numëron 7 shtepi familje ku përfitues janë 63 persona të moshës nga 16 deri në 50 vjec. Ka 2 qendra ditore dhe një kamp veror në plazhin e Velipojës. Në këtë projekt japin kontributin e tyre 28 edukator dhe 7 punonjës si staf organizativ.

https://youtu.be/HgS6KgwnSrk

Artikulli paraprakZELENSKY KONFERENCË TË PËRBASHKËT ME RAMËN: FALENDEROJ SHQIPËRINË PËR MBËSHTETJEN E UKRAINËS DHE PAKETAVE TË NDIHMËS
Artikulli tjetërSHKODËR, OPERACIONI “SUNDIMI I LIGJIT” ARRESTOHEN 2 SHTETAS