Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Edmond Ndou priti në një takim një delegacion Arbëresh të kryesuar nga disa kryetar bashkish, me të cilët nën atmosferën e festave të nëntorit, zhvilloi një bashkëbisedim me fokus bashkëpunimin dypalësh në fushën e artit, kulturës, ruajtjes së gjuhës e traditave etj. Duke vlerësuar ruajtjen që i kanë bërë gjuhës shqipe dhe zakoneve ndër shekuj komuniteti arbëresh në Itali, Ndou e cilësoi të rëndësishme nisjen e nje faze të re bashkëpunimi mes këshillit të qarkut dhe bashkive atje, përballë sfidave që ka sot Shqipëria dhe diaspora.

Për kryebashkiakun e rajonit të Molise, Giorgio Manes, ardhja në Shkodër dhe në Shqipëri është një emocion i veçantë, pasi këtu janë rrënjët e tyre. Ai falënderoi kryetarin Ndou për mundësinë e këtij takimi dhe iniciativën për të krijuar ura bashkëpunimi.

Mundësitë e bashkëpunimit në fushën e edukimit, shkëmbimeve kulturore, turizmit etj mes këtyre rajoneve janë të shumta, prandaj këshilli i qarkut Shkodër dhe bashkitë arbëreshe do të nisin menjëherë punën për t’i konkretizuar me marrëveshje konkrete mes tyre.

Artikulli paraprakMARATONA E PAVARËSISË SHKODËR-ULQIN
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-19 FITON NDAJ PARTIZANIT