Kreu i Qarkut Shkoder Edmond Ndou ka zhvilluar nje takim me drejtorin e tatimeve Agron Hasanaj. Ne fokus te diskutimeve kane qene klima biznesit, projektbuxheti 2025 dhe reforma e pensioneve

Një takim pune me drejtorin rajonal të tatimeve Shkodër, z. Agron Hasanaj, ku diskutuam mbi projektbuxhetin e vitit 2025, i cili sjell një zhvillim të metejshëm ekonomik për vendin dhe ulje të borxhit publik. Gjithashtu u ndalëm tek reforma e pensioneve, një hap tjetër i rëndësishëm që po ndërmerr qeveria shqiptare, si dhe tek klima e mirë e biznesit në Shkodër, që ka ndikuar në rritjen e të ardhurave. Së bashku me drejtorinë rajonale të tatimeve dhe institucionet e tjera vendore e qëndrore, do të sjellim në gjysmën e muajit nëntor, panairin e karrierës dhe punësimit, që do të jetë një ndihmë më shumë për të rinjtë dhe të rejat që të orientohen në tregun e punës. Këshilli i Qarkut Shkodër do të jetë përherë në mbështetje të nismave që kanë në fokus ekonominë dhe zhvillimin e rajonit tonë, me potenciale të jashtëzakonshme.”

Artikulli paraprakBENET BECI PËR DORËHEQJEN: TË MERREN ME LLAFE, NE VAZHDOJMË PUNËN
Artikulli tjetërGODITI ME MJETE TË FORTA 36-VJEÇARIN, SHPALLET NË KËRKIM I RIU NGA SHKODRA