Kreu i sindikatës së shëndetësisë Paolo Kaceri i ka dhënë përgjigje një deklarate të pak ditëve më parë të bërë përmes një mesazhi në celular që prezantohej si drejtoria rajonale e spitalit dhe që hidhte poshtë akuzat për mungesën e ilaçeve në atë spital.

Kaceri thotë se ajo deklaratë nuk është serioze.Kaceri tha se edhe nëse qëllimi është për ta hequr nga puna askush nuk mund ta bëjë një gjë të tillë sepse zbaton në mënyrë rigoroze ligjet. Në të njëjtën linjë është edhe presidenti i BSPSH Albert Tukaj.Para pak ditëve Paolo Kaceri që përveçse sindikalaist është edhe kryeinfermier i kirurgjisë u akuzua se në punë është future me ryshfet se është i paaftë dhe se ka shitur ilaçe bashkë me persona të tjerë, akuza të cilat i mohoi dhe i quajti absurde.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI, PËRGJIGJET PËR HAPËSIRAT PUBLIKE DHE PASTRIMIN
Artikulli tjetërSMAJLI:40 MIJË ARSIMTARË PA KONTRATA KOLEKTIVE