Kryetari i SYRIZA-Aleancës Progresive, Stefanos Kasselakis në një takim përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi argumentoi se shqipja mund të ekzistojë si gjuhë e huaj e zgjedhur në shkollat greke, krahas greqishtes si gjuhë e dytë në territorin e Shqipërisë.

Presidenti i SYRIZA-s pasi tha se qeveria greke ka bërë një punë për tu krenuar në lidhje me emigrantët, shoti se, megjithatë problematikat me të cilat përballet Komuniteti Shqiptar në vendin tonë janë të mëdha, si rrjedhojë e kësaj vitet e fundit është shtuar pasiguria që jetojnë çdo ditë anëtarët e tij. Nuk mund të flitet për rinovim të vendbanimit për 3 vjet, kur aplikimi specifik merr 2.5 vjet për t’u pranuar. Në këtë kontekst, ai do të përmendte si shembull temën e zgjedhjes së një gjuhe të dytë të huaj.

“Këtu në Greqi nuk kemi shqipen si gjuhë të zgjedhur. Ashtu si Shqipëria duhej të kishte greqisht si gjuhë të zgjedhur në të gjithë territorin e saj.”, tha ai.

Ai shtoi mes të tjerash se “Ne kemi lidhje historike me komunitetin shqiptar.”.

Kujtojmë se qeveria SYRIZA, në vitin 2015 ligjëroi shtetësinë e emigrantëve të brezit të dytë dhe ndërhyrje të tjera që kishin të bënin me aksesin në fondet e sigurimeve, me AMKA etj.

Artikulli paraprakSHKODËR, DHUNOI NËNËN DHE BASHKËSHORTEN, NË PRANGA 30-VJEÇARI
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, PEZULLOHET LUNDRIMI NË SHËNGJIN