Krezhme me te varfrit ka qene tema e aktivitetit te organizuar nga Karitas Sapa ne Vau Dejes.

Qellimi i ketij aktiviteti ka qene ndihma ndaj te varferve nga vete femijet, te cilet marrin qe tani mesazhin e solidarizimit me te varfrit. Sipas perfaqesuesve te Caritas Sapa, keto insiativa jane te shpeshta dhe ndihmat jane te pakursyera per famijet ne nevoje ne zone. Janë të shumta aktivitetet dhe iniciativat që Caritas Sapa ndërmerr kushtuar bamirësisë dhe mbështetjes së njerëzve në nevojë, gjë e cila përmbush edhe misionin për të cilin ky institucion është ngritur. Një njër këto aktivitete është edhe “Krezhme me të varfërit” – është ky titulli i fushatës sensibilizuese për lëmoshë dhe bamirësi, që organizohet nga Caritas Dioqezan Sapa. Iniciativë kjo e ndërmarrë nga vetë institucioni bamirës i kishës, në kuadër të Vitit Jubilar të Mëshirës, vit ky që fton të gjithë njerëzit vullnetmirë që të kujdesen për nevojat dhe plagët e njerëzve të bashkësive tona dhe të bashkëndajmë me të veprat e mëshirshme të trupit dhe të shpirtit.

Artikulli paraprakKRYQI I KUQ, KONKURS RAJONAL PËR DHËNIEN E NDIHMËS SË SHPEJTË
Artikulli tjetërKARTAT E SHËNDETIT, PROBLEME NË MALËSINË E MADHE