“Krezhme me të varfërit” – është ky titulli i fushatës sensibilizuese për lëmoshë dhe bamirësi, me mbështetjen e famullive të dioqezës së Sapës
, kanë shpërndarë 2000 kutija simbolike për fëmijët e katekizmit që përfshin moshën 7- 15 vjeç, në mënyrë që të ndërgjegjësohen dhe të mbledhin kontributin e tyre dhuruar për njerëzit në nevojë.
Është një risi kjo që, jo vetëm të rriturit dinë të dhurojnë, por edhe fëmijët mund të kursejnë diçka nga vetja për të ndihmuar bashkëmoshatarët e tyre që gjenden në vështirësi ekonomike apo edhe shëndetësore. Për ta dëshmuar më së miri këtë vepër dashurie dhe bamirësie konkrete, nën organizimin e stafit dhe vullnetarëve të Caritas Sapa, u mbajt evenimenti i “Mbledhjes së kutijave të lëmoshës” me vetë protagonistët e kësaj fushate.
Rreth 900 fëmijë nga të gjitha famullitë ku shtrihet Dioqeza e Sapës, u bashkuan në Katedralen Nënë Tereza në Vau-Dejës në kremtimin e Eukaristisë Shenjte Pas meshës takimi i kësaj dite vazhdoi me argëtimin e fëmijëve, në oborrin e katedrales, ku prania e grupit të animatorëve të Caritasit dioqezan dhe te shoqeris se animatore Shqiptar, me performancën e tyre krijuan një klimë gëzimi përmes muzikës, humorit, lojrave duke i dhënë kështu larmishmëri dhe ngjyra festive gjithë aktivitetit bamirës.
Fushata “Kreshme me të varfërit”, tashmë i shtohet listës së gjatë të të gjithë veprimtarisë së Caritasit, dhe bëhet pjesë e secilit që dëshiron të ndërgjegjësohet për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të varfër. Një nismë e tillë është për t’u vlerësuar dhe për t’u marrë shembull. I gjithë kontributi i mbledhur me këtë rast do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve te varfer, një qasje dhe ndjeshmëri kjo për të dëgjuar dhe ndihmuar këtë shtresë që gjendet në vështirësi dhe nevoja të ndryshme jetësore.