“Koncert Homazh” është titulluar aktiviteti i zhvilluar në sallën e koncerteve të shkollës artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër, në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të mësueses dhe nëndrejtoren e asaj kohe, Vjola Bajraktari. Nxënës dhe ish-nxënës të mësuese Vjolës intepretuan fragmente të ndryshme artistike.

Në nder të punës dhe kontributit të dhënë ndër vite, stafi pedagogjik I shkollës artistike “Prenkë Jakova” I vuri emrin formacionit të harqeve në ciklin 9-vjeçar “Ansambli Vjola Bajraktari”.

Ndër të tjera, të ftuar në këtë koncert harqesh ishin edhe familjarë të mësueses Vjola Bajraktari, të cilët ndoqën mes emocionesh intepretimet e nxënësve.

Artikulli paraprakMOS DHURO PARA, DHURO KUJDES!
Artikulli tjetërBANORËT KUNDËRSHTOJNË VENDOSJEN E KABINËS PARA PALLATIT