Krijohet biblioteka e parë audiodigjitale (me zë), e cila do u shërbejë dhe do përmbushë nevojat për të gjithë nxënësit me aftësi të kufizuara të shikimit.
Një risi dhe investim ky që tashmë konfirmohet edhe nga kryeministri Edi Rama, me një postim në rrjetin social Facebook, mëngjesin e sotëm (18 tetor).
Kreu i qeveris poston edhe një video shoqëruese të kësaj biblioteke dhe falënderon të gjithë ata që sipas tij “dhuruan zërin e tyre për të krijuar të parën bibliotekë audiodigjitale”, (për nxënësit me probleme shikimi apo të verbër).
Bëhet fjalë për personazhe të njohura të fushës së artit, kryesisht kinematografisë shqiptare (aktorë), por edhe personalitete të tjera të letërsisë.
Postimi i Edi Ramës:
“MIRËMËNGJES!
Dhe me kënaqësinë e falenderimin për ata të cilët dhuruan zërin e tyre për të krijuar të parën bibliotekë audiodigjitale, që përmbush nevojat për më shumë dije për nxënësit me vështirësi të shikimit, ju uroj një ditë të mbarë”.