UEFA ka vendosur të krijojë Bordin e Futbollit, me një sërë legjendash të këtij sporti që do funksionojë si një këshill dijetarësh për t’i ardhur në ndihmë rritjes së sportit më të populluar në botë.
Në këshillin e dijetarëve, do të jenë dy fitues të Topit të Artë dhe 30 fitues të Champions League. Aty do të jenë: Jose Mourinho, Carlo Ancelotti, Zinedine Zidane, Paolo Maldini, Fabio Capello, Javier Zanetti, Luis Figo, Philipp Lahm, Ronald Koeman, Gareth Southgate, Rio Ferdinand, Michael Laudrup, Rafa Benitez, Roberto Martinez, Predrag Mijatovic, Jurgen Klinsmann, Rudi Voller, Petr Cech, Juan Mata, Robbie Keane. Ndër temat e ndryshme që do të diskutohen në këtë këshill do të jenë rregullat e lojës, çështjet e arbitrimit, turnetë e UEFA-s, futbolli i të rinjve, shëndeti i lojtarëve dhe kalendarët ndërkombëtarë.
Takimi inaugurues i këshillit të dijetarëve do të mbahet në Nyon më 24 prill dhe do të jetë një ngjarje vjetore në kalendarin e UEFA-s. Këshilli do të drejtohet nga Zvonimir Boban (ish-lojtar i Milanit), me mbështetje të Roberto Rosetti (kreu i arbitrave për UEFA).