Pakicat kombëtare malazeze në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë do të kenë një shtëpi të re, shoqatën “Montenegro” e cila u themelua me një strukturë të re. Në prezantimin e kësaj shoqate, Kryetari i zgjedhur Alban Sekja thotë se organizata “Montenegro” u krijua për të ruajtur dhe promovuar vlerat artistike, kulturore e historike mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Drejtori i përgjithshëm për marrëdhëniet me diasporën malazeze në Shqipëri në qeverinë e Malit të Zi Arben Jakupi foli për rëndësinë e shoqatës “Montenegro”.

Marinko Çullafiç, përfaqësues i minoritetit malazez në komitetin e pakicave kombëtare pranë qeverisë shqiptare vlerësoi krijimin e kësaj shoqate.

Në prezantimin e shoqatës të pakicave malazeze “Montenegro” mori pjesë ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri Djorde Jankoviç (Gjorgje Jankoviç) dhe këshilltari i përhershëm për diasporën malazeze në Shqipëri në qeverinë e Malit të Zi, Zoran Gjukanoviç. Po ashtu të pranishëm ishin edhe pakicat malazeze në Shkodër të ardhur prej vitesh nga shteti fqinj. Shoqata “Montenegro” do të synojë forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Malit të Zi si dhe të përçojë traditat social kulturore të komunitetit malazez në vendin tonë.

Artikulli paraprakEKSPOZITA “MUZ SHKODËR”
Artikulli tjetërPAKETA E SIGURISË NË SHKOLLA, BALLA: QASJE TË RE MË TË ASHPËR PËR VEPRAT PENALE