SHBA – Krim brenda familjes, burri vret gruan, djalin e më pas veten
Një burrë i dyshuar për vrasjes e gruas së tij në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, udhëtoi për në qytetin Prince George, ku policia thotë se qëlloi për vdekje djalin e tij dhe më pas veten. Farhad Siddique, 19 vjeç, u shpall i zhdukur në Universitetin e Maryland kur policia u vu më pas në kërkim të tij. Ndërsa kërkonin, policët gjetën Siddique-n dhe babain e tij 57-vjeçar Nasir Siddique, të vdekur në një parking, më pak se 1 milje larg Universitetit të Maryland. Sipas zyrës së Sherifit, Nassir Siddique vrau bashkëshorten e tij, 48-vjeçaren Zarqa Siddique, brenda shtëpisë së tyre në Bel Air. Disa orë më vonë, ai udhëtoi në shtëpinë e djalit të tij, të cilin gjithashtu e qëlloi e më pas drejtoi armën nga vetjaa. Nuk jepen detaje në lidhje me arsyet që e shtynë babain të kryente këtë akt.