Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy të rinj, vëllezër, janë zënë me njëri-tjetrin. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në familjen Preka, në Kamzë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen: Plagos vëllain me thikë, gjatë një grindje të çastit, arrestohet menjëherë nga Policia. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, pas një njoftimi të marrë për një konflikt në familje kanë reaguar menjëherë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, si dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar shtetasit: Valmir Preka, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Shtetasi i lartpërmendur, në grindje e sipër me të vëllian shtetasin M.P, 18 vjeç, e ka plagosur këtë të fundit me thikë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës “thikë”. Materialet do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje dhe “Dhunë në familje”.

Artikulli paraprakBUSHATI MERR PJESË NE KONFERENCËN E SIGURISË SË MUNIHUT
Artikulli tjetërNDJEKJE NGA TIRANA NË FUSHË KRUJË, NDALOHET SHUMËKËRKUARI