Krimi në familje ka goditur mbrëmjen e së enjtes në Shkoder, ku burri ka goditur për vdekje bashkëshorten.
Ngjarja e rënde ndodhi në mesnatë në lagjen “Qemal Stafa”, në katin e katërt të një pallati ku jetonte i vetëm çifti në fjalë. Viktimë mësohet se ka mbetur Suzana Shumani, ndërsa autor ka qenë bashkëshorti i saj rreth 70 vjeç Bashkim Teli.
Pas një debati me tone të ashpra mes tyre që ka venë në alarm edhe fqinjët, ai e ka goditur me sende të forta në kokë duke e lënë te vdekur në vend.
Me pas ka tentuar të ikë por policia e njoftuar nga fqinjet nuk ka vonuar të mbërrije në vendngjarje dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar.
Viktima sipas grupit hetimor kishte pësuar dëmtime te shumta nga goditjet ç’ka tregon se autori ka qëlluar disa herë në kokë në drejtim të saj pa u ndalur.
Hetimet vijojnë për këtë ngjarje ndërsa autori po merret në pyetje në komisariatin e Shkodrës rreth motiveve qe e shtyn drejt krimit te rende.
Per ngjarjen jane njoftuar te afermit dhe dy vajzat e çiftit qe jetonin ne Tirane. Nuk dihet nese me pare mes tyre ka patur debate apo jo.