Një ngjarje e rëndë ka tronditur gjatë natës qytetin e Shkodrës, ku burri ka vrarë bashkëjetuesen e tij, duke e goditur me çekiç në kokë. krimi ka ndodhur në familjen Teli, ku 69-vjeçari Bashkim Teli i ka marrë jetën gruas së tij.
Shkak për krimin e rëndë është bërë xhelozia, pasi burri dyshonte se e tradhtonte gruaja.
Viktimë ka mbetur 58-vjeçarja Suzana Shemuni, e cila ishte gruaja e dytë e Bashkim Telit, pasi ishte ndarë më parë, për arsye të panjohura.
Krimi ka ndodhur në lagjen ‘Parrucë, ku policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, duke arrestuar autorin.
Burimet thanë se çifti i bashkëshortëve kishin konflikte prej disa kohësh, ndërsa mbrëmjen e kaluar pas një debatin mes tyre ka ndodhur vrasja. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të cilat e çuan autorin në ndërmarrjen e këtij veprimi.
Pas ndarjes nga gruaja e parë, Teli është zhvendosur në Tiranë për të shkolluar vajzat, ku ka jetuar për shumë vite në kryeqytet. Pikërisht në Tiranë i moshuari ishte njohur me Suzana Shumanin, edhe kjo nënë me fëmijë.
Sapo kishte dalë në pension, 69-vjeçari kishte marrë bashkëjetuesen e tij dhe kishte vendosur të bashkëjetonte në Shkodër, në banesën e tij, aty ku ndodhi krimi.