Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit pasditen e sotme. Burri vret gruan me thikë në zemër në zonën e Spitallës.
Ajo është dërguar në spital por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Mësohet se viktima është Azbije Kuka 36 vjeçe. Burri vrasës është larguar nga banesa me makinë, menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.