Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Borie të Kukësit rreth orës 23: 00 të natës së djeshme.

Burri ka vrarë gruan me sëpatë për arsye që janë ende të paqarta.

Autori i krimit është shtetasi Adem Tala, 76 vjeç, babai i gjashtë fëmijëve.

Autori i krimit është larguar nga shtëpia pas ngjarjes.

Informacioni paraprak i policisë

Më datën 04.04.2018, në orën 23:16, në fshatin Borje, shtetasi Adem Tala, 75 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me mjete të forta, bashkëshorten e tij, shtetasen Z.T, 68 vjeçe.

Autori i dyshuar shtetasi Adem Tala, pasi ka kryer krimin është larguar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakTREGTIMI I LËNDEVE NARKOTIKE, BURIMI KRYESOR I PARAVE TË PISTA NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërZJARR I QËLLIMSHËM NË NJË PUB: DY TË VDEKUR