Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Paskuqan, ku Erdet Çapoku ka vrarë me sende të forta kunatën.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, Enkeleda Çapoku. Autori ka shkuar në banesën e 38-vjeçares dhe në debat e sipër e ka goditur atë me mjete të forta duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet se, 38-vjeçarja është vrarë në prezencën e familjarëve të saj, ndërkaq shkak i vrasjes dyshohet të kenë qenë konfliktet familjare.

Policia është vënë në kërkim autorit të ngjarjes së rëndë, Erdet Çapokut.

Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga krimi në familje në Paskuqan. Sipas grupit hetimor

ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 të mbrëmjes së kaluar, ndërsa Erdet Çapoku e ka goditur duke e lënë të vdekur kunatën e tij Enkeleda Çapoku 30-vjeçe me shkop druri. Autori vijon që të jetë në kërkim.

Artikulli paraprak‘THURI KOMPLOT PËR TË HEDHUR NË ERË AMBASADËN AMERIKANE’, TRUMP ‘RRËFEN’ ARSYEN E SULMIT NDAJ GJENERALIT SOLEIMAN
Artikulli tjetërMOTI NË SHQIPËRI, ERË E LEHTË, FTOHTË, POR JO RESHJE SHIU