Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në vend.Një 47-vjeçar me inicialet A. T., ka qëlluar mbrëmjen e sotme me thikë nipin e tij.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Peshkopi.

Njoftimi i Policisë së Dibrës:
Plagos me thikë nipin e tij, arrestohet në flagrancë nga policia
Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi A.T, 47 vjeç, banues në Peshkopi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë nipin e tij, shtetasin A.T, 39 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë njoftuar në nr 112, policia ka reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit i cili mund të kishte pasoja edhe më të rënda.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Artikulli paraprakGJENDEN 13.5 TON AR DHE 20 MILIARDË DOLLARË NË BODRUMIN E ISH-KRYEBASHKIAKU TË PEKINIT
Artikulli tjetërEKZEKUTIMI I SHQIPTARIT, POLICIA LONDRËS: NA NDIHMONI TË KAPIM VRASËSIT